Donald Trump është shprehur i zhgënjyer me Giorgia Melonin për qëndrimin që ka mbajtur Italia në lidhje me luftën e nisur nga SHBA ndaj Iranit. “A u pëlqën italianëve fakti që kryeministrja juaj nuk po na jep asnjë ndihmë që të sigurojmë furnizimin me naftë?! A u pëlqen italianëve ky qëndrim i Melonit?! Mendoj se jo! Jam i zhgënjyer prej saj, mendoja se ishte e guximshme, por gabova”, deklaroi Trump në një bisedë telefonike me Corriere della Sera. Më herët, Meloni kritikoi sulmin e Trump ndaj Papës, duke i konsideruar deklaratat e Trump si të papranueshme.