Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas protestave të studentëve dhe dhunën që i shoqëroi ato, duke paralajmëruar ndëshkim për personat që janë përfshirë në ngjarjet e fundit dhe duke akuzuar opozitën për përshkallëzimin e tensioneve. “Veprimet e dhunshme, nuk përfaqësojnë studentët, që janë e ardhmja e vendit”, tha ai, duke deklaruar se qeveria është e gatshme të dialogojë me ta dhe të diskutojë për të gjetur një zgjidhje për kërkesat e tyre.