Presidenti I Republikës, Bajram Begaj ka kërkuar qetësi nga të gjitha palët me qëllim uljen e tensioneve në protestë. Presidenti thotë se po ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave ndërsa u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje.