Top News – Reagimi i ekspertes: Jo përjashtimit të myslimanëve
15/11/2020 12:20

Kryeministri austriak Sebastian Kurz kërkon dënime për “islamin politik“. Por me këtë ai i bën të dyshuar të gjithë myslimanët, që as nuk janë radikalë e as të dhunshëm. Në luftën kundër islamizmit kjo nuk të ndihmon, thotë për “DW” opinionisti Waslat Hasrat-Nazimi. Shamia e kokës, shoqëritë paralele, mësimi i notit, minareja- këto janë tema që diskutohen rregullisht. Kështu ne gjendemi në një rreth vicioz, sepse politika ende edhe sot nuk e ka gjetur zgjidhjen për “çështjen e islamit”. Nëse ndodh një akt terrorist i tmerrshëm, theksohet menjëherë nevoja e diskutimit, gjatë të cilit tregohen me gisht myslimanët, pastaj kalon një kohë, kjo temë zbehet, deri sa historia fillon nga e para në një moment tjetër, shprehet Nazimi. Studiuesit e islamit si edhe një sërë organizatash islame dhe shoqatash përpiqen prej vitesh të zhvillojnë një debat konstruktiv për islamin. Por në vend që t’u vihet veshi atyre, politika humbet nëpër deklarata boshe dhe sipërfaqësore ose u bën temena partive djathtiste. Prandaj nuk është e habitshme, që nocione si “islami politik”, “xhihadizmi” apo “fundamentalizmi” përdoren si sinonime, megjithëse nuk janë të tilla, shprehet ai teksa kujton se në të gjithë botën janë më shumë myslimanët viktima të atentateve islamiste. Lufta kundër islamizmit është për këtë arsye një luftë e përbashkët e myslimanëve dhe jo-myslimanëve. Për këtë është e rëndësishme që të dyja palët të komunikojnë dhe të afrohen me njëra-tjetrën, shprehet ai, duke i mëshuar idesë se pikërisht përçarja në shoqëri, ku shumica janë myslimanë liberalë po bën që të shtohet fuqia e islamistëve dhe po u çon të rinjtë tek ata.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06