Shtrëngimi i duarve mes ministrit shqiptar, Igli Hasani dhe homologut të tij grek, Gerapetritis u pa si një moment që shënon nisjen e një raundi të ri të bisedimeve midis Tiranës dhe Athinës zyrtare sa i takon çështjes së detit. Çështja e Zonës Ekonomike Ekskluzive greko-shqiptare, është ende një ‘patate e nxehtë’ dhe dy palët pritet të punojnë për të arritur një marrëveshje mbi hapat e mëtejshëm për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç është rënë dakord në vitin 2020.