Lufta e Izraelit ndaj Hamasit në Gaza, nuk ka kursyer asgjë e askënd. Krahas sulmeve ajrore që kanë vrarë me dhjetëra mijë civilë të pafajshëm, apo edhe ndër pengjet izraelite të Hamasit, një numër I lartë gazetarësh e punonjësish të medias kanë humbur jetën poashtu. Një hetim I një grupi gazetarësh të medieve ndërkombëtare që përfaqësonin 13 organizata, tregon se numri I gazetarëve të vrarë kalon 100. Sipas po këtij hetimi rezulton se shumica e gazetarëve të vrarë janë palestinezë, një pjesë prej të cilëve bashkëpunon edhe me mediet prestigjoze ndërkombëtare.