Top News – Raporti i FMN për Shqipërinë/ Bien të ardhurat për frymë për vitin 2020
17/05/2021 10:35

Megjithëse ekonomia shqiptare po rigjallërohet pas situatës që krijoi koronavirusi në vend, përditësimi më i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar për treguesin e prodhimit të brendshëm për frymë ose i njohur ndryshe si GDP per capita tregon se mirëqënia e qytetarëve të Shqipërisë krahasuar me vendet e rajonit vijon të ngelet e ulët. Prodhimi i brendshëm për frymë, llogaritet duke pjesëtuar prodhimin e brendshëm bruto me numrin e popullsisë. Në këtë mënyrë llogaritet se ç’pjesë nga prodhimi i brendshëm bruto i takon çdo qytetari. GDP per capita konsiderohet matës i mirëqënies së qytetarëve. Megjithatë edhe kjo formë llogaritjeje nuk është plotësisht e saktë, pasi në çdo shtet ka një shpërndarje të pabarabartë të ardhurash. Në Shqipëri, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, për vitin 2020 ky tregues ishte 14.2 mijë dollar për frymë , shifër që është 5.5 për qind më e ulët se Bosnjë dhe Hercegovina dhe 32 deri në 33 për qind më e ulët sesa në Serbi dhe Mal të Zi, që janë dy shtetet e rajonit me më shumë të ardhura për frymë. Edhe në krahasim me Maqedoninë e Veriut, ky tregues është 30 për qind më i ulët. Në botë Shqipëria renditet e 90 duke lënë pas Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë, ndërkohë Kosova është më e varfra në Europë me 11.2 mijë dollar amerikanë për frymë. Krahasuar me vitin 2013 Shqipëria ka vijuar në trend rritës. Kujtojmë se në vitin 2013 Shqipëria arriti nivelin më të ulët të rritjes ekonomike, me vetëm 0.8 për qind rritje ekonomikë në vit. Shkak mund të ketë qenë edhe taksa e sheshtë prej 10 për qind e cila u implementuar në vitin 2008.

Top Channel/ Euro bie në 98 lekë, në tre muaj, BSH tërhoqi nga tregu valutor 33 mln euro
30/06 15:20
Top Channel/ Përse shtrenjtohen frutat? Shumica e fitimit i mbetet tregtarëve
25/06 19:55
Top Channel/ Buxheti u ndryshua për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën, thotë Ministri
23/06 20:47
Top Channel/ Transporti, protestë e punonjësve, kërkojnë kushte më të mira
20/06 19:59
Top Channel/ Parajsa e të huajve të pakualifikuar! Bizneset në Shqipëri ankohen për punëtorët
20/06 19:56
Top Channel/ Vetëm 1 në 6 turistë akomodohet! Ekspertët: Zgjedhin hotelet në rajon
17/06 19:58
Top Channel/ Suficiti arrin 412 mln euro, më shumë para në arkën e shtetit gjatë 5 muajve
17/06 19:55
Top Channel/ Linja e interkonjeksionit, gati me RMV! Përshpejtohen projektet energjetike
16/06 19:53
Top News- Lista e pagave për sektorin e turizmit, nga pastruesi peshkut e deri te agjentët turistikë
14/06 11:37
Top News – Shteti udhëheq rritjen e pagave. Sektori privat reziston, bujqësia më e keqpaguara
11/06 18:33
Top Channel/ Rriten të ardhurat nga emigrantët , në tre muaj dërguan 251 mln euro
10/06 19:49
Top Channel/ Më shumë turistë dhe para! Sa shpenzuan të huajt në tre muajt e parë në vendin tonë
10/06 19:46
Top Channel/ Ngadalësohet inflacioni në maj, ushqimet paguhen sërish më shtrenjtë
09/06 19:53
Top Channel/ Toka e luleshtrydhes, fermeri që la punën si ekspert IT për të rritur fruta në Kafaraj
08/06 12:19
Top Channel/ Aplikimet për subvencione! 70 mijë fermerë bënë kërkesë
08/06 12:08
Top Channel/ Turizmi shton bizneset në Vlorë! Hapen edhe nga të huajt, shumica janë italianë
07/06 12:24
Top Channel/ Shtohet me 20% numri i turistëve individualë, praktikë e europianëve
07/06 12:22
Top News – Bizneset presin ‘Paqen fiskale’. 47 mln euro detyrime në maj, Tatimet: Paguajini tani!
02/06 21:20
Top Channel/ 4.7 miliardë lekë borxh në tatime, Drejtoria e Përgjithshme: Paguani që të shmangni sanksionet
02/06 19:44
Top Channel/ Vera “ngroh” ekonominë, rritet besimi te shërbimet dhe industria
02/06 15:11