Kryeministri Edi Rama ka vendosur që t’u kthejë përgjigje akuzave të shumta nga ana e opozitës për çështjen e kufirit detar me Greqinë, por edhe reagimit nga një pjesë e njerëzve të thjeshtë, pas vendimit të kryeministrit të shtetit fqinj për shpalljen e zgjerimit të ujrave territorial nga 6 në 12 milje. Nëpëmjet një shkrimi të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Rama arsyeton se ky vendim I Greqisë nuk do të thotë se shteti fqinj do të aneksojë ujrat terriotriale shqiptare, por thjesht po ushtron të drejtën e vet që që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit, miratuar në Montego Bay në vitin 1982.