Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Tiranës, kryeministri Edi Rama është ndalur tek rasti i gjyqtares Enkelejda Hoxha, duke u shprehur se përdori forcën e abuzimit duke liruar njerëz që ishin dënuar me burgim të përjetshëm. Rama tha se ajo është në burg dhe se sipas tij, është shembulli që tregon se si sistemi duhet të funksionojë.