I shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim dhe ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi kryeministri Edi Rama ka mbërritur mesditën e së hënës në akademinë ushtarake në Neë York. Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale nga pritja në Akademinë Ushtarake “Ëest Point”. “Neë York – Në Akademinë Ushtarake “Ëest Point”, në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare”, shkruan Rama. Vizita e kryeministrit Edi Rama në Amerikë, dy ditë pas betimit të qeverisë, vjen në kuadër të takimeve në OKB. Për herë të parë pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria u votua për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Oorganizatës së Kombëve të Bashkuara për një mandat 2 vjeçar.