Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevën në Ballsh, ndërkohë që gratë atje janë në ditën e 15 të grevës. Rama thotë se e vetmja pengesë për t’u ulur në bisedime është greva, pasi siç thekson Rama, zërat e tyre janë dëgjuar dhe qeveria po i pret. Gjithashtu kreu i qeverisë u bënë thirrje të mos gënjehen “nga krokodilët që lotojnë e duan t’i përdorin kundër qeverisë”.