Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim mbi një mijë negociatorë të Bashkimit Europian. Duke i përgëzuar për punën tyre Rama, njoftoi se në vitet e ardhshme priten 1 miliard euro investime nga BE. Rama ceku edhe çështjen e Belerit dhe vendimin e Athinës zyrtare e vetos për të penguar procesin, ku theksoi se nuk ka asnjë kompromis të mundshëm, sepse drejtësia është më kokëfortë se palët.