Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe, nga të cilët ka kërkuar një përditësim e përmbledhje të shkurtër në lidhje me procesin e riorganizimit dhe hapjes së partisë, sipas planit të njoftuar që në fund të muajit gusht. Mbledhja e drejtuesve në qarqe paraprin thirrjen e mundshme të martën të kryesisë së partisë. Pritet që në këtë mbledhje të kryesisë të diskutohet dhe analizohet ndikimi I mundshëm I krizës që ka përfshirë Partinë Demokratike tek elektorati socialist.