Kryeministri Edi Rama u nderua me medaljen presidenciale të nderit nga presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Në një ceremoni të veçantë në rezidencën presidenciale në Jeruzalem, kreu i ekzekutivit kujtoi mbështetjen e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore, duke shtuar se sipas tij, Hamasi është nazismi i shekullit të ri.