Top News – Rama flet për mandatin e tretë/ ‘E kërkoj për të përfunduar punët e nisura’
16/02/2021 21:00

Kur kanë mbetur pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet parlamentarë të 25 prillit, përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale, kryeministri dhe kryetari i PS Edi Rama ka renditur arsyet se përse kërkon një mandat të tretë. Rama thotë se për të shlyer borxhet që i ka familjes sidomos djalit të vogë 6 vjeçar Zahos, nuk do ta kërkonte mandatin e tretë si kryeministër i maxhorancës. “Mandatin e Tretë s'do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me Covidin dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, duke kapërcyer një mal me vështirësi; nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë”, thote Rama në statusin e tij. Duke vijuar më tej argumentin e tij për Shëndetësinë kreu i qeverisë tha se rimëkëmbja e sistemit duhet përfunduar duke larguar nga trupa e bluzave të bardha abuzuesit dhe batakçinjtë që njollosin punën e profesionistëve. “Nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht”, thote ai ndërsa shpjegon arsyet për mandatin e tretë. Sipas Ramës askush tjetër përveç tij dhe PS nuk kanë eksperiecën, ambicien dhe vullnetin për të drejtuar vendin. Ai kujton edhe situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, kur shumë njerëz u shprehën skeptikë për rindërtimin që kushedi sa zgjaste. Por sipas Ramës banorët e zonave të prekura përditë janë duke hyrë në shtëpitë e reja. Rama shprehet optimist edhe për përmbylljen e pandemisë, ecurinë e vaksinimit dhe betejat e tjera gjatë Mandatit të Tretë që sipas tij do ta çojnë në një nivel tjetër Shqipërinë.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16