Kryeministri Rama mblodhi në selinë e qeverisë drejtuesit më të lartë të qeverisë, të cilëve nuk iu kursye. Duke iu referuar rastit të Sarandës ku pas të shtënave me armë zjarri në një lokal mbetën 2 të plagosur, Rama u shpreh se ata janë tutorët e policisë dhe i tërheqin prej hunde. "Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore. Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë. Këta janë tutorët e policisë në atë territor. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde ponicë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë