Për herë të parë që kur mori detyrën si president i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, në ambientet e presidencës. Takimi mes dy zyrtarëve të lartë zgjati 30 minuta, ku deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka zbardhur detaje rreth bisedës.