Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vëzhgoi testimin e një motori të përmirësuar, me shtytje të lartë dhe me lëndë djegëse të ngurtë për raketa dhe e përshëndeti atë si një zhvillim të rëndësishëm për të rritur aftësinë strategjike ushtarake të vendit, raportuan mediat shtetërore të dielën. Ndërsa testi ishte në përputhje me qëllimin e deklaruar të Kim Jong unit për të ndërtuar raketa më të fuqishme që do të mund të godasin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, disa ekspertë spekulojnë se pretendimi i Koresë së Veriut mund të jetë një ekzagjerim.