Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet këtë pasdite me dyer të mbyllura për të diskutuar testimin më të fundit të asaj që Koreja e Veriut tha se ishte një raketë hipersonike. Takimi, raportohet se është kërkuar nga SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Shqipëria. Kjo e fundit ka nisur tashmë mandatin e saj si anëtare e përkohëshme e këshillit të sigurimit të OKB-së, përkrah anëtarëve të përhershëm si SHBA, me një mandat dy vjecar dhe do të ketë në vëmendje, sipas zyrtarëve, konsolidimi i paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor si dhe procesi o njohjeve të Kosovës.