Të paktën një person humbi jetën dhe 22 të tjerë u plagosën, mes tyre edhe tre fëmijë, pas një vale të re sulmesh ruse me raketa dhe dronë në disa rajone të Ukrainës gjatë natës. Viktima u shënua në Zaporizhia, ku një ndërtesë pesëkatëshe banimi u godit drejtpërdrejt, ndërsa dëmet përfshijnë dhjetëra shtëpi, pallate dhe objekte industriale.