Top News/ Raketa Neptune e dronë Paljanica / Ukraina prodhon armët e veta me rreze të gjatë veprimi
10/09/2024 11:56

Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, Rusia ka përdorur shpesh raketa me rreze të gjatë veprimi kundër Ukrainës. Kievi ende nuk është në gjendje t'i përgjigjet në mënyrë adekuate sulmeve me raketa të prodhimit të saj. Raketat e dërguara ukrainasve nga partnerët e tyre kanë disa kufizime - si për nga aftësia e goditjeve ashtu edhe për mundësinë e përdorimit në territorin rus. Ukraina dëshiron të ndryshojë këtë dhe dëshiron dëshiron të zvogëlojë varësinë e saj nga raketat e vendeve partnere. Kjo është arsyeja pse Kievi po punon me nxitim në një program për të prodhuar raketat e veta. "Do të jetë e vështirë për rusët që ta shqiptojnë këtë emër. Do të jetë po aq e vështirë për ta që të mbrohen prej këtyre dronëve", tha presidenti ukrainas Zelensky për llojin e ri të dronëve luftarakë "Paljanica". Zelensky pretendon se "lufta e parë dhe e suksesshme” e dronëve tani më ka ndodhur. Sipas ministrit të Industrisë Strategjike, Oleksandr Kamishin, "Paljanica" është zhvilluar dhe prodhuar plotësisht në Ukrainë, dhe "disa komponentë e kanë origjinën nga jashtë". Ukraina ka arritur ndërkohë njëfarë suksesi me programet e saj raketore vitet e fundit. Për shembull raketat antitank, si "Stugna" dhe "Corsair", të cilat tashmë janë në prodhim masiv. Ose R-360 'Neptun', raketa kundër anijeve." Kjo e fundit është produkt i byrosë së projektimit të Kievit Lutsch, që forcat e armatosura e kanë përdorur që nga viti 2020, ashtu si sistemi i raketave RK-360MC, i cili është në gjendje të identifikojë anijet e armikut dhe t'i shkatërrojë ato. Raketa e tipit Neptun është e pajisur me një kokë me peshë 150 kilogramë dhe ka rreze veprimi deri në 300 kilometra. Për herë të parë, raketa e tipit Neptun u përdor në kushte luftarake në fillim të prillit 2022, kundër fregatës ruse "Admiral Essen". Më pas, ato fundosën luftanijen ruse "Moskva”. Në 2023, u bë e ditur se projektuesit ukrainas kishin modifikuar "Neptun". Tani këto raketa mund të godasin jo vetëm anijet, por edhe objektivat në tokë. Raketat e modifikuara kanë një rreze veprimi prej rreth 400 kilometrash dhe janë të pajisura me një kokë që peshon 350 kilogramë. Në fund të gushtit, presidenti ukrainas Zelensky konfirmoi testin e suksesshëm të raketës së parë balistike vendase por ai nuk tregoi se për çfarë lloj rakete bëhet fjalë.

Top News – Qindra bletë në sulm, 24 të plagosur / Francë, 3 në gjendje kritike, rast i pazakontë
08/07 15:24
Top Channel/ “Më i miri”: Netanyahu propozon Trump për Nobelin e Paqes!
08/07 15:13
Top News – Izraeli, kampe internimi për palestinezët / Do dëbojë popullatën, krim ndaj njerëzimit
08/07 15:12
Top News – Macron injorohet nga bashkëshortja ndërsa zbret nga avioni, Brigitte ‘godet’ sërish
08/07 15:12
Top News – 18 mijë njerëz të bllokuar mes flakëve / Zjarret shpërthejnë në Spanjë, shumë të evakuuar
08/07 15:05
Top News – Kina sulmon avionët gjermanë / ‘I shënjestroi me lazer’, Berlini thërret ambasadorin
08/07 15:02
Top News -‘Gëlltitet’ nga motori i avionit / Tmerr në pistë në Itali, pasagjeri po vraponte në pistë
08/07 14:51
Top News – Trump alarmon Kremlinin / Më shumë armë Ukrainës, ‘deklarata kontradiktore’
08/07 14:49
Top News – Gjendet i pajetë ministri i Putinit / U shkarkua një ditë më parë, plagë me armë zjarri
08/07 12:36
Top News – Mijëra njerëz në arrati, vullkani shpërthen sërish / Re masive hiri ngrihen në qiell
08/07 12:18
Top News – Më shumë armë në Ukrainë…Trump ndryshon mendje, ‘kundërshton’ Pentagonin
08/07 12:16
Top News – Mbreti Charles pret Macronin / Vizita e parë shtetërore që nga BREXIT-i
08/07 12:15
Top News – Propozon Trumpin për Nobelin e Paqes / Netanyahu: Po ndal luftën në botë, e meriton!
08/07 12:12
Top News – Rusia dërgon trupa në Armeni / Inteligjenca ukrainase: Ka rritur praninë ushtarake
08/07 12:11
Top News – Shuhen shpresat për të zhdukurit / Numri i viktimave të përmbytjeve në Teksas, mbi 100
08/07 12:05
Top Channel/ “Miqësia miqësi, paraja të vejë e të vijë”: 35%, Trump “godet” me tarifa Serbinë!
08/07 10:53
Top Channel/ Trump “rrëzon” Pentagonin: Do dërgoj armë në Ukrainë, po goditen shumë rëndë!
08/07 10:50
Top Channel/ Trump trondit Japoninë dhe Korenë e Jugut, vendimi i fundit
07/07 23:20
Top Channel/ Fundi tragjik i ish-ministrit rus! Pse presidenti Putin e largoi Starovoit nga detyra?!
07/07 23:18
Top Channel/ Vetëvr*sja që tronditi Moskën, a ishte ministri i Putinit i përfshirë në një skandal?
07/07 23:18