Top News – Raketa në drejtim të Jeruzalemit/ Militantët e Hamasit: Do e bëjmë sërish
10/05/2021 22:54

Militantët e Hamasit në Rripin e Gazës hodhën disa raketa në drejtim të Jerusalemit, duke i rritur edhe më shumë tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve. Raporte për të plagosur nuk ka, edhe pse Parlamenti i Izraelit u evakuua. Udhëheqësit e Hamasit kërcënuan se do të sulmojnë përsëri, pasi qindra palestinezë u plagosën më herët në përleshje me policinë izraelite. Për disa viktima u raportua më vonë, pas sulmeve të Izraelit kundër grupit islamist. Izraeli tha se ka vrarë tre militantë të Hamasit. “Kemi nisur, e përsëris kemi nisur, të sulmojmë caqet ushtarake në Gaza”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, tha se nëntë persona - përfshirë disa fëmijë - kanë vdekur në sulmet izraelite. Ditët e fundit, Jerusalemi ka përjetuar dhunën më të rëndë ndër vite. Më shumë se 300 palestinezë janë plagosur në konfrontimet me policinë izraelite jashtë xhamisë al-Aqsa të hënën. Jerusalemi është vendi më i ndjeshëm në konfliktin - të vjetër disa dekada - midis Izraelit dhe palestinezëve. Krahas rëndësisë së tij fetare, janë edhe pretendimet kombëtare. Izraeli e ka aneksuar Jerusalemin Lindor dhe e konsideron të gjithë qytetin si kryeqytet të tijin, edhe pse ai nuk njihet si i tillë nga shumica e vendeve të tjera. Palestinezët, në anën tjetër, e shohin gjysmën lindore të Jerusalemit si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
DIGITALB DIGITALB