Takimi urgjent i përfaqësuesve të NATO-s për shpërthimin e regjistruar mbrëmjen e të martës në territorin e polonisë, ka përfunduar. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në përfundim të mbledhjes se shpërthimi ishte ndoshta rezultat i zjarrit anti ajror ukrainas, por se Rusia mbante përgjegjësinë përfundimtare për luftën.