Prerja e degëve të palmave në lagjen numër 13 Durrës, i mori jetën 35 vjecarit Andi Lala, i cili ra nga koshi e vincit dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Lidhur me këtë ngjarje, policia e Durrësit vuri në pranga dy persona, drejtuesin teknik të firmës si dhe drejtuesin e vincit, nga ku ra 35 vjecari.