Top News – Ra në një pus 32 metra të thellë / Në garë me kohën për shpëtimin e 5 vjeçarit
04/02/2022 11:42

Përpjekjet për të shpëtuar një fëmijë në Marok, që ra në një pus uji afër qytetit Chefchaouen janë drejt fundit. Fëmija, që mediat lokale e kanë identifikuar si një pesë vjecar të quajtur Rayan, raportohet se po luante pranë pusit në qytetin verior Tamrout, 100 km larg Chefchaouenit. Rayan besohet se ka rënë në një thellësi prej 32 metrash në një grykë të ngushtë. Operacioni i shpëtimit ka nisur që nga mbrëmja e të martës. Shpëtimi i fëmijës është i afërt – tha një zëdhënës i qeverisë së marokut mbrëmjen e të enjtes. “Mendimet tona janë me familjen. Ne po lutemi që ai të kthehet pranë saj sa më shpejt që të jetë e mundur”. Pavarësisht rënies në një thellësi të madhe, pamjet nga kamerat që ishin lëshuar në pus tregonin se djali ishte i gjallë dhe i ndërgjegjshëm edhe pse kishte pësuar disa lëndime të lehta në kokë. Punonjësit e shpëtimit kanë ulur maska oksigjeni, ushqime dhe ujë në pus, dhe një ekip mjekësh është po ahstu në vendngjarje i gatshëm që të trajtojë djalin. Një helikopter po ashtu ka mbërritur atje për ta dërguar në spital sapo të dalë nga pusi. Me mijëra njerëz kanë ndjekur transmetimet televizive dhe imazhet në mediat sociale, dhe shumë persona janë mbledhur po ashtu në vendngjarje për të parë nga afër cfarë po ndodh. Pamjet nga vendngjarja tregojnë pesë buldozierë që gërmojnë në një zonë paralele me pusin në përpjekje për të siguruar një pikë daljeje.

Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
Top News – ‘Para sot apo gjak nesër…’ / BE përballë vendimit kritik për asetet e ngrira ruse
18/12 13:59
Top News – ‘Doktor Vdekja’ në burg përjetë / Helmoi qëllimisht 30 pacientë, dënohet mjeku
18/12 13:58
Top News- Putin dridhet! Asetet ruse në rrezik / Çfarë janë dhe sa vlejnë fondet e ngrira të Rusisë?
18/12 13:35
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë me kaos: Të gjithë aeroportet europiane nisin greva në dhjetor!
18/12 12:17
Top Channel/ Boll me fjalë, kancelarit Merz i soset durimit: T`i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt!
18/12 12:10
Top Channel/ SHBA “i shtrin dorën” Kosovës: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re!
18/12 11:53
Top Channel/ Amerikanët “do hanë me lugë floriri”: Trump premton një “bum ekonomik të paparë”!
18/12 11:52
Top News – Rusia, gati për një vit të ri lufte! Zelenski: Putin po përpiqet të minojë diplomacionë
18/12 11:26
Top News – ‘Perëndimi e nisi luftën në Ukrainë!’ / Putin sinjalizon se nuk do të ketë një kompromis
18/12 11:10
Top News – Shitja më e madhe e armëve në histori / Himars, Javelin e dronë për 11.1 miliardë dollarë
18/12 10:53
Top News – Australia qan për 10 vjeçaren Matilda / Lamtumirë e dhimbshme, skena prekëse në funeral
18/12 10:50
Top News – Trump para kombit: Fajin e ka Biden! Trashëgova një katastrofë, tani Amerika u rikthye
18/12 10:49
Top News – Britania ‘kërcënon’ Abramovich. ‘Dërgo në Ukrainë 2.8 mld eurot e shitjes së Chelsea’
18/12 09:48
DIGITALB DIGITALB