Top News – Qiproja akuzon Turqinë/ ‘Po krijon një rrugë të re për emigrantët’
19/02/2021 20:11

Qiproja akuzoi Turqinë për krijimin e një rruge të re për migrantët, e cila ka ngarkuar këtë vend me përqindjen më të lartë të azilkërkuesve në Bashkimin Evropian. Në muajt e fundit, Qipro është përballur me rritje të numrit të azilkërkuesve. Ky vend është anëtar i Bashkimit Evropian që nga viti 2004. "Turqia është origjina e shumicës së flukseve të azilkërkuesve. Ky vend nuk po arrin të zbatojë të gjitha marrëveshjet në lidhje me migrimin drejt Qipros", tha Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme e Qipros, në një deklaratë të përbashkët, raporton AFP. Deklarata i bëri thirrje Komisionit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare të ndihmojnë vendin për të ndaluar flukset e paligjshme të migrantëve dhe për të siguruar kthimet e ligjshme. Rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë gjenden në Turqi. Në vitin 2016, Bashkimi Evropian arriti marrëveshje me Turqinë për ndaljen e rrjedhës së migrantëve në Evropë. Ankaraja kishte marrë përsipër të pranonte përsëri migrantët që nuk kishin të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare, në këmbim të miliarda eurove ndihmë. BE-ja në dhjetor të vitit 2020 tha se i kishte ndarë Turqisë gjashtë miliardë euro të premtuara në vitin 2016. Paratë e BE-së janë caktuar për projekte të veçanta sociale brenda Turqisë për të ndihmuar refugjatët dhe ato nuk do t'i paguhen drejtpërdrejt qeverisë turke.

Top News – Banda italo-shqiptare e kokainës. 16 urdhër arreste në Pescara, droga u shitej ‘elitave’
25/12 10:29
Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
25/12 09:37
Top Channel/Fundi i luftës, SHBA-Ukrainë marrëveshje, Moska pa përgjigje, Zelensky gati referendum
24/12 23:36
Top News- Vuçiç akuzon Trump se e preu në besë: Prisnim hapa të mëdhenj
24/12 22:39
Top News- Tragjedi në Mesdhe, 116 viktima/ Jepet alarmi, një anije u fundos në ujë
24/12 21:15
Top Channel/ Sapo la Ankaranë, bie avioni: Vdes shefi i shtabit libian, Erdogani urgjent hetim!
24/12 15:20
Top News – Vdekja ‘e errët’ e liderit të milicive / Kremlini po rimerr kontrollin, ‘dora’ e FSB-së
24/12 15:11
Top News – Gaza, nga rrënojat në qytet futurist/ ‘Projekti Sunrise’, 112 mld USD dhe resorte luksoze
24/12 14:58
Top News – Lëmsh zjarri në qiell, shpërthen çisterna / Itali, momenti i tmerrshëm në autostradë
24/12 14:55
Top News – Dridhen ndërtesat, njerëzit në panik / Tërmet me magnitudë 6 godet Tajvanin, nuk ka dëme
24/12 14:51
Top News – Rusia rrëmben 52 ukrainas në kufi / Bastisje në fshat, kapen rob edhe 13 ushtarë
24/12 14:48
Top Channel/ Ukrainë, shpresa për paqe “Krishtlindjesh”: Zelensky nxjerr planin e ri te paqes!
24/12 14:40
Top News – Shpërthen bomba në Moskë / Vriten dy oficerë policie një ditë pas gjeneralit rus
24/12 13:22
Top News – Shpresë për paqe në Krishtlindje / Zelenski bën lëshime, zonë të demilitarizuar në lindje
24/12 13:21
Top Channel/ Vatikani përgatitet për Krishtlindjet: Kremtim madhështor prej 500 vjetësh!
24/12 11:30
Top News – Trump shënjestron Evropën / Ndalon udhëtimet në SHBA për aktivistë dhe komisionerë
24/12 11:24
Top News – Babagjyshi nis udhëtimin epik / NORAD e ndjek, ndan miliarda dhurata në gjithë botën
24/12 11:22
Top News – Trump në avionin e Epstein tetë herë / ‘Më shumë nga sa është raportuar më parë’
24/12 11:20
Top News – Emmanuel Macron tregon muskujt / Poston imazhet, stërvitje me trupat franceze në Emirate
24/12 11:20
Top News – ‘Si një bombë’, rrëzohet avioni në Turqi / Humb jetën shefi i lartë ushtarak i Libisë
24/12 11:19
DIGITALB DIGITALB