Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur këtë javë procedurat për 10 kontrata rrugësh. Në një artikull nga revista ‘Monitor’ thuhet se fondi limit total për këto procedura është rreth 120 milionë euro. Konkretisht bëhet fjalë për “Rikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat- Ndroq- Plepa, Loti 1” që ka një fond limit 754 milionë lekë. Ky projekt synon rehabilitimin e një prej rrugëve, e cila do të shërbejë si rrugë alternative për Durrësin.