Top News- Qëlloi me armë zjarri drejt një banese/Arrestohet 18-vjeçari, kishte konflikte me komshiun
02/08/2025 12:31
Një ngjarje që mund të kishte pasoja fatale, u parandalua nga policia e Krujës, e cila vuri në pranga një 18 vjecar. Ky i fundit dyshohet se qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese në fshatin Mazhe e Madhe, duke kërcënuar jetën e një familje.