Policia e Lezhës ka shtuar kontrollet në të gjithë qarkun për arrestimin e personave në kërkim, në vacanti të atyre që qarkullojnë me armë mbajtje pa leje apo me lëndë narkotike. Gjatë kontrolleve intensive policore, në pranga është vënë një 14 vjecar, I cili ishte pasagjer në një taksi dhe në cantën e tij u gjenden dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë . Kontrollet kanë vijuar edhe në Shëngjin, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 5 persona me precedent të mëparshëm kriminal. Ndërkohë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.