Top News – Putini rrethon Evropën! / Stërvitje masive në Atlantik, Arktik, Paqësor e Mesdhe
21/01/2022 12:50

Në kulmin e tensionit lidhur me Ukrainën, lidhur edhe me shqetësimin e Perëndimit nga ndërhyrja e ushtrisë ruse në vendin fqinj, Rusia ka njoftuar për një manovër ushtarake në shkallë të gjerë në Atlantik, Arktik, Paqësor dhe Mesdhe. Në stërvitjen e planifikuar për në janar dhe shkurt janë përfshirë gjithsej më shumë se 140 anije, mbi 60 aeroplanë dhe 1000 pajisje të tjera ushtarake, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë, sipas të dhënave të agjencive ruse të lajmeve. Rreth 10.000 ushtarë do të marrin pjesë në këtë manovër. Ministria ruse e Mbrojtjes shpjegoi, se qëllimi kryesor i stërvitjes së planifikuar është "mbrojtja e interesave kombëtare ruse në oqeane dhe për t'u bërë ballë kërcënimeve ndaj Rusisë prej oqeaneve". Ndërkohë, SHBA ka lejuar vendet baltike të furnizojnë Ukrainën me armët e prodhuara në Amerikë. Departamenti i shtetit njoftoi, se Estonia, Letonia dhe Lituania si dhe Britania e Madhe kanë marrë lejen që nga arsenalet e tyre të dërgojnë në Ukrainë pajisje ushtarake të prodhimuara në SHBA, por nuk janë dhënë detaje për llojin e armëve. Burimet thonë se në këtë mënyrë Estonia lejohet të furnizojë Ukrainën me raketa Javelin dhe Lituania me raketa Stinger. Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Arvydas Anusauskas, i konfirmoi agjencisë së lajmeve AFP furnizimet e planifikuara me armë për në Ukrainë. "Ne kemi vendosur të dërgojmë armë dhe të tjera ndihma, por nuk mund të përmend detaje", deklaroi ai.

Top News – Rrugët kthehen në lumenj të tërbuar / Spanja në gjunjë, Evropa nën ‘kupolën e nxehtësisë’
13/07 20:00
Top Channel/ Protesta e të larguarve në DASH, Yuri Kim solidarizohet me ta
13/07 18:19
Top Channel/ Tarifat e Trump, kush rrezikon? Vendet afër Shqipërisë që do vuajnë më shumë
13/07 17:24
Top News – Rikthehet ‘Përbindëshi i detit’ / Kina e SHBA po punojnë për të ringjallur ekranoplanin
13/07 15:16
Top News – Një vit nga atentati ndaj Trump / Tani edhe makina golfi të blinduara për presidentin
13/07 13:20
Top News – Qyteti 4 mijë vjeçar ‘hap dyert’ / Nga më të vjetrit në botë, lumë turistësh
13/07 12:30
Top News – Sistemet HIMARS në Tajvan / Raketat e avancuara amerikane përdoren në stërvitje
13/07 12:29
Top News – Pjesë e trashëgimisë botërore / Kështjellat bavareze nën ‘mbrojtjen’ e UNESCO-s
13/07 12:29
Top News – Mbështetje pa kufi për Rusinë…Koreja e Veriut rikonfirmon: Me ju deri në fund
13/07 12:28
Top News – Trump kërcënon BE-në dhe Meksikën / Rinis lufta! Paralajmëron tarifa prej 30 për qindësh
13/07 11:53
Top News – Historike! Kaledonia e re shpallet shtet / Por do mbetet franceze, Macron ‘jep bekimin’
13/07 11:40
Top Channel/ Rusia pakt me Kim Jong UN/ Kritikat e Trump, Koreja e Veriut mbështet Putin
13/07 11:15
Top Channerl/ Protesta e të larguarve në DASH/ U shkarkuan mbi 1300 punonjës, mes tyre edhe Yuri Kim
13/07 11:10
Top Channel/ Gaza, 24 të vr*rë duke pritur ushqime/ Izraeli mohon të ketë pasur viktima
13/07 10:19
Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21
Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07 22:19
Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53
Top News – ‘Sy për sy….tarifë për tarifë’. BE i kundërpërgjigjet masave tregtare të Donald Trump
12/07 19:25