Menjëherë pasi Rusia njoftoi tërheqjen e disa trupave të dislokuara pranë kufirit me Ukrainën, Vladimir Putin filloi një takim në Kremlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Takimi zgjati më shumë se 3 orë por presidentin rus e ka mbajtur (përsëri) bashkëbiseduesin në distancën e sigurisë prej gjashtë metrash. E njëjta tryezë mes dy liderëve që ndau Putinin nga presidenti francez Emmanuel Macron pak ditë më pare.