Vladimir Putin do të udhëtojë për në Kinë këtë fundjavë për atë që Kremlini e ka quajtur ‘një vizitë vërtet të pashembullt’, e cila vjen në një moment kritik të bisedimeve mbi Ukrainën. Gjatë qëndrimit të tij në Kunë, që pritet të zgjasë gati një javë, ai do të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, do të zhvillojë bisedime me Xi Jinping dhe do të marrë pjesë në paradën ushtarake të Ditës së Fitores në Pekin që shënon 80 vjetorin e disfatës së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, ku Putin pritet të jetë i ftuari kryesor së bashku me Kim Jong-un të Koresë së Veriut dhe udhëheqësit e Iranit dhe Kubës.