Top News – Putin nuk pyet për ultimatumin e Trumpit / Nuk do ta zemërojë por dyshon te fjalët e tij
05/08/2025 15:23

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka gjasa t'i nënshtrohet ultimatumit që skadon këtë të premte, të lëshuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe vazhdon të mbështesë qëllimin për të marrë nën kontroll plotësisht katër rajone të Ukrainës, thanë burime pranë Kremlinit për Reuters. Trump ka kërcënuar të godasë Rusinë me sanksione të reja dhe të vendosë tarifa 100% për vendet që blejnë naftën e saj, mes të cilave Kina dhe India, nëse Putin nuk pranon një armëpushim në luftën në Ukrainë. Vendosmëria e Putinit për të vazhduar nxitet nga besimi i tij se Rusia po fiton dhe nga skepticizmi se akoma më shumë sanksione të SHBA-së do të kenë ndonjë ndikim të madh, pas valëve të njëpasnjëshme të ndëshkimeve ekonomike gjatë 3 viteve e gjysmë të luftës, sipas tre burimeve të njohura me diskutimet në Kremlin. Udhëheqësi rus nuk dëshiron ta zemërojë Trumpin dhe e kupton se mund të jetë duke refuzuar një shans për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin dhe Perëndimin, por qëllimet e tij të luftës kanë përparësi, thanë dy nga burimet. Qëllimi i Putinit është të pushtojë plotësisht rajonet ukrainase të Donetskut, Luhanskut, Zaporizhias dhe Khersonit, të cilat Rusia pretendon si të vetat, dhe më pas të bisedojë për një marrëveshje paqeje, tha një nga burimet. "Nëse Putini do të ishte në gjendje t'i pushtonte plotësisht ato katër rajone, ai mund të pretendonte se lufta e tij në Ukrainë i ka arritur objektivat e tij", thotë James Rodgers, autor i një libri që pritet të publikohet me titull "Kthimi i Rusisë". Në një shenjë se mund të ketë ende një mundësi për të arritur një marrëveshje para afatit, i dërguari special i Trump, Steve Ëitkoff, pritet të vizitojë Rusinë këtë javë, pas një përshkallëzimi të retorikës midis Trump dhe Moskës mbi rreziqet e luftës bërthamore.

Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, reagon Franca e Spanja: “Ndezën zjarrin, hedhin një kovë ujë”!
08/04 11:54
Top Channel/ Marrëveshja SHBA-Iran, bie cmimi i naftës, ekspertët:“Trump s`do rrezikonte energjinë”!
08/04 11:52
Top Channel/”90 minuta larg katastrofës”: Arrihet armëpushimi SHBA-Iran, Hormuzi hapet për dy javë!
08/04 11:51
Top Channel/ Mbyllja e Hormuzit “pasuroi” Rusinë? DW: Miliarda nga nafta, gazi e plehrat kimike!
08/04 11:50
Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46