Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04/2026 22:46

Rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ngushticën e Hormuzit i është vënë veto nga Rusia dhe Kina. Njëmbëdhjetë përfaqësues votuan pro, ndërsa dy votuan kundër dhe dy abstenuan. Propozimi fillestar i Bahreinit parashikonte t’u jepte autorizim vendeve të përdorin “të gjitha mjetet e nevojshme” për të siguruar kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe për të penguar përpjekjet për mbylljen e saj. Pasi Rusia, Kina dhe Franca, të gjitha vende me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh, shprehën kundërshtimin për miratimin e përdorimit të forcës, rezoluta u rishikua për të hequr çdo referencë ndaj veprimeve sulmuese. Ajo do të autorizonte “të gjitha mjetet mbrojtëse të nevojshme”. Megjithatë, Rusia dhe Kina përsëri vendosën veto ndaj propozimit të ndryshuar. Para se Rusia dhe Kina të vendosnin veto ndaj propozimit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, përfaqësuesi i Bahreinit në OKB po argumentonte se rezoluta nuk “krijonte një realitet të ri”, por synonte të jepte një “përgjigje serioze ndaj një modeli të përsëritur të sjelljes armiqësore iraniane, sjellje që duhet të ndalet”. Pas dështimit të rezolutës, përfaqësuesi i Bahreinit tha se “Këshilli dështoi të mbajë përgjegjësinë e tij në lidhje me një veprim të paligjshëm që kërkon veprim vendimtar pa vonesë”

Top Channel/ Trump-Zelensky, sytë nga Europa! Tensioni rrezikon mbështetjen amerikane
18/10 10:47
Top Channel/ Protestat në Francë, 1200 të arrestuar! Macron: Nuk jemi republika e dhunës
18/10 10:40
Top Channel/ Bie shpyllëzimi i Amazonës, niveli më i ulët që nga viti 1988
18/10 10:33
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top News- Trazirat në Francë degjenerojnë në kaos / Policia përleshet me protestuesit, flakë e zjarr
17/10 15:19
Top News – Astronomët zbulojnë Yllin e Gjelbër / Për herë të parë, duket i tillë në syrin e njeriut
17/10 14:57
Top News – Zelenski mbyll qiejt e Putinit / Kaos në aeroportet ruse, udhëtarët vonesa disa ditore
17/10 14:54
Top Channel/ Rikthehet lotaria amerikane? Gjykata urdhëron rinisjen e Green Card!
17/10 14:33
Top Channel/ Dyshimet për spiunazh, ish kreu i Inteligjencës gjermane kontakte me rusët?!
17/10 14:32
Top News – Arinjtë ‘pushtojnë’ Rusinë / Frikë mes popullatës, rriten rastet e ‘përballjeve’
17/10 13:47
Top News- Trump shkarkon zëdhënësen…pas vetëm 5 ditësh në detyrë, ngritja e rënia e Katie Zacharia
17/10 13:46
Top News – Vatikani, Papa del nga spitali katër ditë pas operaconit për kancerin në mushkëri
17/10 13:46
Top News – Çdo mysliman quhet Muhamed… / Trump ‘bën shaka’ me popullaritetin e emrit
17/10 13:32
Top News – Një mësuese dhe një baba i armatosur / Heronjtë e tragjedisë në shkollën në Oregon
17/10 13:25
Top News -‘Ditë kaosi për Francën’, plasin protestat / Bashkë nxënësit, sindikatat dhe jelekëverdhët
17/10 12:29
Top News – Trump ‘fal’ Rusinë, heq sanksionet / Putin: Vendim historik! Thellohet çarja me Zelenskin
17/10 12:05
Top News – Ukraina mbetet në dorën e Evropës / SHBA e ‘braktis’, a mundet BE ta mbështesë e vetme
17/10 12:03
Top News – ‘Të marrim Donetskun, me çdo kusht’ / Putin shpall objektivin kryesor, takon ushtarakët
17/10 11:59
Top Channel/ Zelensky paralajmëron Europën: Nëse Ukraina bie, do t`ju vijnë 20 milionë refugjatë!
17/10 11:33
Top Channel/ Sulme brutal nga kolonët izraelitë, gazetarja: Kisha treguar dhunën ndaj palestinezëve!
17/10 11:33