Retorika e Donald Trump për të aneksuar Greenlandën nuk duhet parë si gjuhë ekstravagante dhe e shkujdesur e Presidentit amerikan, por si realizimi i një ambicieje të hershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që daton prej shekullit të 19-të. Kështu mendon Presidenti rus, Vladimir Putin, që thotë se deklaratat e homologut të tij Trump duhen parë në kontekstin historik të interesit të hershëm të SHBA për kontrollin e territorit të pasur me minerale. Putin vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara fillimisht shqyrtuan planet për të aneksuar Greenlandën në shekullin e 19-të dhe më pas ofruan ta blinin atë nga Danimarka pas Luftës së Dytë Botërore.