Top News – Putin mbledh trupa në kufi / Zelenski: Po përgatitet për një sulm të ri, të madh
16/03/2025 11:55

Në mes të luftës që tashmë ka hyrë në vitin e katërt të saj, presidenti rus Vladimir Putin po mbledh trupa pranë kufirit të rusisë me Ukrainën përpara një përpjekjeje të madhe për të hyrë në rajonin verilindor të Sumy-t, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën në mëngjes. Zelensky ka hedhur poshtë ndërkohë pretendimet e Putinit se trupat e Kievit në rajonin e Kurskut në Rusi janë të rrethuara nga forcat ruse. Blogerët ushtarakë pro-rusë kanë kundërshtuar po ashtu pretendimet e Putinit për rrethimin e trupave ukrainase në kursk. Ndërsa Instituti për Studimin e Luftës, me bazë në SHBA, tha të premten se kjo retorikë e Putinit tregon se Moska po sajon pretendime për të ndikuar në skenën politike dhe informative. As Rusia dhe as Ukraina nuk duan të tregojnë shenja dobësie ndërsa negociatat vazhdojnë për një armëpushim të mundshëm 30-ditor që Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ndërmjetësojnë. Të dy vendet duan të maksimizojnë pozicionet e tyre negociuese përpara se të nisin bisedimet e plota të paqes. Rusia ka bërë përparime që nga mesi i vitit të kaluar dhe Ukraina është përballur me probleme të mëdha pas kthimit të donald trump në shtëpinë e bardhë, i cili ka thënë se do t'i japë fund luftës shpejt dhe ka treguar gatishmëri për të punuar me Putinin, pavarësisht shqetësimeve nga aleatët evropianë dhe Kievi. Ukraina, e cila mbështetet në ndihmën ushtarake amerikane për mbrojtjen e saj ka frikë se Trump do ta detyrojë atë të bëjë kompromise të dhimbshme me Putinin pa garantuar sigurinë e saj në të ardhmen.

Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10
Top Channel/ Kaos në Itali, përleshje e zjarr! Shpërthen greva e protestat në gjithë vendin
30/10 23:08
Top Channel/ “Rrit çmimet”! Dhoma Britanike kundër Paketës Fiskale, 10 kërkesa qeverisë: Rishikojeni
30/10 23:01
Top News- Melania bën atë që se bëri Trump: Shpëton mijëra ukrainas pas negociatave me Putin
30/10 23:00
Top Channel/ I vodhën 6.3 miliardë USD, Binance gjen gjysmat e parave, arrin të ngrijë
30/10 22:55
Top Channel/ Marrëveshja Kanada-BE, thellohet bashkëpunimi tregtar dhe dixhital
30/10 22:31
Top News- Çfarë ka ndryshuar në Serbi në pesë ditët e para pas fitores së Listës Studentore?
30/10 22:20
Top News- 1 milionë njerëz në sheshe, protestohet në 70 qytete, përleshje polici-protestues
30/10 22:10
Top News- “Allahu Akbar”, gjermania jep detaje për adoleshentin që sulmoi ambasadën izraelite
30/10 22:05
Top Channel/ Papa Leoni XIV pret ipeshkvijtë. Përfaqësuesit e Kishës Katolike paraqesin sfidat
30/10 15:39
Top News – Trump: Lufta në Iran ‘përfundon shpejt’ / Kërkon ‘garanci se nuk do ketë armë bërthamore’
30/10 15:32
Top News – Putin gati të flasë me Merz dhe Macron / Kremlini konfirmon: Zelenski nuk ka telefonuar
30/10 15:19
Top News – Qeveria britanike lëshon paralajmërimin / ‘Kushte të rrezikshme’, mjegulla mbulon Anglinë
30/10 15:16
Top News – Kushte të rrezikshme në Greqi e Turqi/Paralajmërim për reshje të dendura shiu e përmbytje
30/10 15:10
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Binance: Gjigandit të kriptomonedhave i vidhen 6.3 mld USD!
30/10 15:09
Top News – Trazirat në Evropë, 1 mld euro dëme: ‘Kush thyen, paguan!’ Nga Italia në Francë, ja masat
30/10 14:28
Top News- Putin ‘i poshtëruar’, Kremlini fsheh fotot / Si xhuxh përballë liderit më të gjatë në botë
30/10 14:28
Top News – Xi Jinping bën raprezalje në parti / Përjashton 33 zyrtarë, ‘pastron rreziqet e fshehta’
30/10 14:28
Top News – Protestë masive, Italia me frymën pezull / Të rinjtë mbushin rrugët, druhen trazira
30/10 13:58