Presidenti Vladimir Putin, pritet të takohet gjatë kësaj jave me homologun tuk, Rexhep Tajip Erdogan dhe liderin e Kinës Xi Jinping, ku pjesë e bisedimeve do të jetë dhe lufta në Ukrainë. Tre liderët do të takohen në Uzbekistan, gjatë Samitit të krerëve të shteteve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, i cili do të zhvillohet më 15 dhe 16 shtator.