Top News/ ‘Pushtimi i Rusisë po shkon mirë…!’/ Putin përgjigjet me dronë e raketa mbi Ukrainë
19/08/2024 12:24

Bombardimet ruse në rajonin në lindje të Ukrainës, Donjeck, kanë vrarë tre persona dhe kanë plagosur nëntë të tjerë, tha kryetari i administratës ushtarake rajonale, Vadym Filashkin, të hënën. Ai sqaroi se për viktima është raportuar në Mirnograd, Toretsk dhe Rozliva. Rusia lëshoi ndërkohë 11 dronë shahed drejt Donjeckut dhe disa rajoneve të tjera, përfshirë Kievin, por forca ajrore ukrainase tha se i kishte rrëzuar të gjithë. Një ditë më herët, Rusia lëshoi rreth 16 raketa dhe dronë kundër shënjestrave në Ukrainë. Kievi tha se rusët kanë lëshuar dy raketa balistike KN-23 dhe tre raketa lundruese. Trembëdhjetë dronë dhe raketa janë rrëzuar, ndërsa tre të tjera nuk kanë mundur të arrijnë shënjestrat e tyre – tha ushtria e Kievit. Sulmet vijnë ndërsa Ukraina tenton të forcojë pozicionin e vet në rajonin rus të Kurskut, gati dy javë pas nisjes së një sulmi të papritur në territorin rus. Trupat ukrainase kanë goditur dy ura kyçe në lumin Sejm në Kursk, dhe kjo, sipas analistëve, është një taktikë për të forcuar ofensivën ukrainase në Kursk, pasi Moskës i vështirësohet procesi i furnizimit të ushtrisë në jug të lumit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se operacioni ukrainas në Kursk po “i shkakton humbje ushtrisë ruse, por edhe shtetit rus, industrisë së mbrojtjes dhe ekonomisë së saj”. Ai tha në një fjalim, një natë më parë, se komandanti i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskiy, i kishte treguar se situata në linjën e frontit është duke treguar “rezultate të mira” në të gjitha drejtimet. Përveç kësaj, ai tha se “rezultate të mira janë duke u arritur edhe në shkatërrimin e pajisjeve ruse afër Toretskut”, një qytezë në rajonin e Donjeckut.

Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44