Vijojnë problemet për punëtorët sezonalë shqiptarë në Malin e Zi. Për të dytën ditë me radhë ata nuk janë lejuar që të kalojnë në doganën e Hanit të Hotit për të shkuar drejt vendit të tyre të punës. Pengesat në kufi vijnë si rezultat i dyshimeve nga autoritetet shqiptare, por edhe ato malazeze për falsfikim të përgjigjeve të tamponëve anti-covid, teksa qytetarët shprehen se u kërkohet që tamponët t’i bëjnë në pikat e ngritura në kufi.