Një gjykatë në Los Angeles të ShBA-së ka urdhëruar gjigantin farmaceutik amerikan “Johnson & Johnson” që të paguajë një dëmshpërblim prej 966 milionë dollarë familjes së një gruaje që ndërroi jetë nga një formë agresive e kancerit që prek organet e brendshme të trupit. Gjykata e gjeti me përgjegjësi kompaninë farmaceutike për disa produkte pudre, që u provuan se shkaktojnë kancer.