Bjellorusia ka thënë të martën se është detyruar të pranojë armët bërthamore ruse, për shkak të presionit “të pashembullt” perëndimor. Megjithatë, Minsku ka insistuar se pranimi i tyre nuk ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka prezantuar në fundjavë planin për dërgimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi. Ky vendim është dënuar ashpër nga Perëndimi.