Lufta kundër korrupsionit pritet të jetë kryefjala e fushatës elektorale të Partisë Socialise për zgjedhjet e 2025, teksa sinjalet e para kryeministri Rama i ka dhënë në kuvend dhe parti, ku duke brohoritur meritat e mazhorancës në reformën në drejtësi, kërkon rezultate të mëtejshme për integrimin në Bashkimin Europian. Për këtë çështje mazhoranca ngriti edhe komisionin antikorrupsion.