Top News – PS, emrat surprizë për deputetë/ Dilemat me ish-ministrin që dha dorëheqjen
02/03/2021 21:05

Duhet edhe një javë që partitë politikë të dorëzojnë listat e kandidatëve në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Por, tashmë kampet e politikës janë mes dilemave të shumta për të gjetur emrat e rëndësishëm që do të garojnë në qarqe të ndryshme të vendit, e ku kërkohet maksimalizimi i votave. Tiranë është pikëpyetja më e fortë politike, ku shumë emra vip të politikës janë mes dëshirës, por edhe kontributit për një vend në listë. Diskutimet kanë përfshirë Partinë Socialiste për emrin e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, që dha dorëheqjen, për një problem me drejtësinë që kishte në Itali i vëllai i tij. Si emër i ri renditet Toni Gogu që aktualisht mban detyrën e prefektit të Tiranës. Për herë të parë si kandidatë për deputetë do të jenë ministret Belinda Balluku e Etilda Gjonaj. Ndërsa janë mësuar emrat e deputetëve të opozitës parlamentare që do të bëjnë pjesë në listën e Partisë Socialiste. Kamza dhe Paskuqani janë zonat ku do të provojnë të thyejnë rregullat të paktën 4 deputetë të tanishëm: Ylli Shehu, Reme Lala, Halit Valteri dhe Edmond Rrushi. Elbasani ka një tjetër përballje të fortë, ku PDIU vjen me kandidatin e fortë, që pretendon një mandat. Po ashtu, lista socialiste e Elbasanit do të mbajë dhe Albana Hanën, vajzën e prokurorit të ndjerë Xhevat Hana, si dhe Erald Xhanin, këshilltarin e Taulant Ballës. Korça nuk prodhon për momentin asnjë risi, veç kandidimit të sigurt të Niko Peleshit dhe Ilir Pendavinjit, si dhe mundësinë e lartë të rikonfirmimit të Eduard Shalsit. Vendi është bosh për një zonjë brenda 3 emrave të parë, që mund të jetë edhe Blerina Gjylameti. Në Fier, të vetmit të sigurt duket se janë Gramoz Ruçi dhe Erjon Braçe, ndërsa një prej kandidatëve më interesantë, duket Luan Bregasi. Biznesmenit mund t’i besohet zona e Patosit. Haki Çako, drejtori i emergjencave mund të jetë përgjegjës për Lushnjën, ndërsa edhe Petro Koçi pritet të jetë në listën e Fierit. Lista e Beratit mban Blendi Klosin, Ermonela Felajn, ish kreun e ushtrisë Bardhyl Kollçaku, e po ashtu ish-ministrin e LSI-së, Nasip Naço.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16