Top News – Provimet e maturës shtetërore/ Rikthehet skema e para pandemisë
22/02/2021 17:20

Në qershor, në më pak se dy javë, mijëra maturantë do të japin provimet e fundit, tri me detyrim e një lëndë që do ta zgjedhin vetë. Ndonëse në kushte pandemie, nuk do të ndiqet e njëjta skemë me vitin e kaluar, ku testi ishte i gjithi me alternativa që do të duhej të plotësoheshin vetëm në dy orë. Matura 2021 rikthen skemën e parapandemisë, ku provimi do të jetë i strukturuar në një pjesë të pyetjeve me alternativa dhe një pjesë me zhvillim. Provimet parashikohen të mbahen nga 3 qershor deri në gjysmë të muajit , ku për çdo katër ditë do të zhvillohet një stestim. Ai nis me gjuhën e huaj, për të vazhduar në 7 qershor me gjuhën amtare e letërsinë, në datën 11 me provimin e matematikës dhe në 15 lënda me zgjedhje. Udhëzimi me datat doli pak ditë pas interpelancës së kërkuar të maturantëve me Ministren e Arsimit, pas paqartësive të krijuara për shkak të pandemisë. Testimet do të kenë tri nivele vështirësie dhe totali i pikëve për të siguruar notën maksimale është 60. Vetëm 20 pyetje do të jenë me alternativa, ndërsa pjesa tjetër me zhvillim. Nuk do të pilotohet më as shkurtim i kohëzgjatjes së provimit, i cili do të rikthehet në dy orë e 30 minuta. I vetmi ndryshim është që, për të marrë notë kaluese nuk do të mjaftojnë më 20% të pikëve, por 25%, bazuar në rregulloren e Maturës Shtetërorë, miratuar në muajin që shkoi. Maturantët kanë përmbyllur procesin e aplikimeve me formularin A1 në kohë rekord, më herët se asnjëherë më parë, që në dhjetor të vitit që shkoi. Aty kanë shënuar një nga katër gjuhët e huaja ku do të testojnë njohuritë. Sezoni nis herët këtë vit me synim mbylljen e vlerësimeve brenda muajit qershor, për të mos penalizuar sigurimin e diplomës për ata që duan t’u besojnë të ardhmen e tyre universiteteve të huaja. Si asnjë vit më parë, pandemia la në Shqipëri qindra të rinj që kishin menduar që në krye të herës të kryenin arsimin e lartë jashtë vendit. Kjo solli ezaurimin e kuotave në degë të shumëkërkuara që në fazat e para të raundit të parë. Ministria ka premtuar se për maturantët që duan të studiojnë jashtë të realizojë brenda datës 15 korrik diplomat e tyre, ndërsa rezultatet e provimeve brenda muajit qershor.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16