Top News – ‘Prova e zjarrit’ në zgjedhje…!/ Kush drejton fushatat dhe kryeson listat
07/03/2021 11:14

Fushata elektorale nuk ka nisur zyrtarisht dhe partitë politike ende nuk kanë dalë me emrat e kandidatëve, por ajo që dihet me siguri absolute janë të parët në lista në 12 qarqet e vendit, pasi deri më tani janë konsideruar edhe si drejtuesit politikë të partive . Tashmë, forcat kryesore politike, PS dhe PD kanë zyrtarizuar të gjithë emrat e drejtuesve politikë në 12 qarqe dhe beteja po zhvillohet në terren, duke konfirmuar se ata do të jenë të parët e kandidatëve. Përballja më e fortë do të jetë në Tiranë, ku PD ka zyrtarizuar si drejtues të fushatës Grida Dumën, Jorida Tabakun, Flamur Nokën, Aldo Bumçin, Alfred Rushajn, Belind Këlliçin, Albana Vokshin dhe Agron Shehajn. Ndërkohë që socialistët ja kanë besuar drejtimin e fushatës Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ervin Bushatit. Përballje interesante do jetë edhe në Elbasan mes Taulant Ballës dhe Gazmend Bardhit. Fushata e Partisë Socialiste në Durrës do të drejtohet nga Ardian Çela, ndërsa blutë kanë caktuar nënkryetarin Edi Paloka. Në Lezhë përplasen dy kandidatura të forta si Lindita Nikolla dhe pedagogu Mark Marku. Në Shkodër, socialistët kanë zgjedhur Ilir Beqajn, ndërsa Partia Demokratike, Helidon Bushatin. Një tjetër rivalitet do të ketë në qarkun e Dibrës, ku përballë Olta Xhackës nga Partia Socialiste, demokratët kanë caktuar si koordinator, ish-kryebashkian e Kamzës, Xhelal Mziu. Në Vlorë, Damian Gjiknuri ka si rival të demokratëve në cilësinë koordinatorit Bujar Leskan, ndërsa në Gjirokastër Tritan Shehu rikthehet, në përballjen me Bledi Cucin e socialistëve. Një tjetër përballje interesante është edhe ajo mes Bledi Klosit të socialiste dhe Tomorr Alizotit të demokratëve në qarkun e Beratit.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16