Gazetarja ruse, Marina Ovsianikova, e cila u bë e famshme për protestën e saj kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, është ndaluar nga policia pranë shtëpisë së saj në rajonin e Moskës. Ovsianikova publikoi një postim në Instagram, ku tha se ishte dërguar në stacionin policor në qarkun Krasnoselski të Moskës.