Gjendja e degraduar e rrugëve ka ngritur sërish në protesta banorët e njësisë administrative Bytyç në Tropojë dhe të dy fshatrave të njësive administrative Golaj të Hasit. Protestës së banorëve ju bashkua edhe kryetari i bashkisë së Hasit, Myftar Dauti, i cili shprehet se projekti infrastrukturor është gati, por nuk ka mjaftueshëm buxhet për të ndërhyrë.