Top News – Protestat ne SHBA/ Grabitjet, qytetarët mbrojnë bankata
01/06/2020 17:51

Në disa qytete të Shteteve të Bashkuara vazhduan të dielën protestat për vrasjen e një afrikako-amerikani në Mineapolis të Minesotës. Qindra njerëz u mblodhën në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington duke brohoritur: “jeta e afrikano-amerikanëve ka vlerë”, “duart lart, mos qëllo” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”. Disa prej tyre hodhën shishe plastike në drejtim të policisë. Pasi protestuesit ndezën dy zjarre pranë parkut, policia reagoi me gaz lotsjellës. Në Nju Jork, së paku dy makina u dogjën, derisa mijëra njerëz marshuan në lagje të ndryshme. Në mjaft qytete u vendos gjatë natës shtetrrethim, ndërkohë që protestat janë përhapur në shumë qytete dhe ka pasur edhe mjaft shkatërrime, incidente të dhunshme dhe arrestime të shumta. Afrikano-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë - njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi vdekjen e Floydit si "tragjedi të rëndë" që e ka mbushur vendin me zemërim dhe pikëllim, por tha se administrata e tij nuk do të tolerojë që demonstratat të shndërrohen në dhunë. Trazirat filluan në Mineapolis dhe u përhapën në të gjithë SHBA-në që nga vdekja e Floydit më 25 maj. Gjatë fundjavës, demonstrues në Kanada, Mbretëri të Bashkuar dhe Gjermani u mblodhën po ashtu për të shfaqur mbështetje për protestat. Situata gjithnjë e më e tensionuar vështirëson gjithashtu dhe punën e gazetarëve. Të premten u arrestuan dhe u mbajtën për pak kohë në stacionin e policisë një korrespodent i CNN-it dhe një ekip televiziv. Të shtunën u plagosën nga plumba gome dy punonjës të agjencisë së lajmeve Reuters dhe një korrespondente e një gazete suedeze. Një incident i ngjashëm i ndodhi dhe korrespondentit të DË dhe kameramanit të tij ndaj të cilëve trupat e policisë qëlluan me plumba gome.

Top Channel/ “Evropa, në mes të luftës”! Starmer: Të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak!
13/07 23:24
Top Channel/ SHBA, sulm me armë në aeroport e kishë, policia vr*t autorin
13/07 23:21
Top Channel/ Merz: Tarifat, pasoja serioze! Nëse SHBA i vendos, BE duhet të reagojë
13/07 23:18
Top News-Eleminohet skuadra e killerave të Putinit / Ukraina hakmerret, ezekutohen dy agjentë të FSB
13/07 22:00
Top News – Alarm! Deti Mesdhe po ‘zien’ / Temperatura e ujit mbi 30 gradë në qershor
13/07 20:30
Top News – Rrugët kthehen në lumenj të tërbuar / Spanja në gjunjë, Evropa nën ‘kupolën e nxehtësisë’
13/07 20:00
Top Channel/ Protesta e të larguarve në DASH, Yuri Kim solidarizohet me ta
13/07 18:19
Top Channel/ Tarifat e Trump, kush rrezikon? Vendet afër Shqipërisë që do vuajnë më shumë
13/07 17:24
Top News – Rikthehet ‘Përbindëshi i detit’ / Kina e SHBA po punojnë për të ringjallur ekranoplanin
13/07 15:16
Top News – Një vit nga atentati ndaj Trump / Tani edhe makina golfi të blinduara për presidentin
13/07 13:20
Top News – Qyteti 4 mijë vjeçar ‘hap dyert’ / Nga më të vjetrit në botë, lumë turistësh
13/07 12:30
Top News – Sistemet HIMARS në Tajvan / Raketat e avancuara amerikane përdoren në stërvitje
13/07 12:29
Top News – Pjesë e trashëgimisë botërore / Kështjellat bavareze nën ‘mbrojtjen’ e UNESCO-s
13/07 12:29
Top News – Mbështetje pa kufi për Rusinë…Koreja e Veriut rikonfirmon: Me ju deri në fund
13/07 12:28
Top News – Trump kërcënon BE-në dhe Meksikën / Rinis lufta! Paralajmëron tarifa prej 30 për qindësh
13/07 11:53
Top News – Historike! Kaledonia e re shpallet shtet / Por do mbetet franceze, Macron ‘jep bekimin’
13/07 11:40
Top Channel/ Rusia pakt me Kim Jong UN/ Kritikat e Trump, Koreja e Veriut mbështet Putin
13/07 11:15
Top Channerl/ Protesta e të larguarve në DASH/ U shkarkuan mbi 1300 punonjës, mes tyre edhe Yuri Kim
13/07 11:10
Top Channel/ Gaza, 24 të vr*rë duke pritur ushqime/ Izraeli mohon të ketë pasur viktima
13/07 10:19
Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21