Top News – Protestat e dhunshme në SHBA, plagosen dy oficerë policie
24/09/2020 12:22

Dy oficerë policie janë qëlluar në mesin e protestave të mëdha në qytetin amerikan të Luisvillit, pasi juria në një gjykatë vendosi se asnjë polic nuk do të përballej me akuza për vrasjen e një gruaje afro amerikane, të paarmatosur, Breonna Taylor. 26 vjeçarja Taylor, punonjëse në një spital, u qëllua disa herë ndërsa tre oficerë hynë për një kontroll në shtëpinë e saj më 13 mars. Njëri prej tyre, Brett Hankison, u akuzua jo për vrasjen e Taylor por rrezikim të panevojshëm, pasi qëlloi në apartamentin e një fqinji në Luisvill. Dy oficerët e tjerë nuk do të akuzohen për asgjë. Rastet e vrasjes së afro amerikanëve të paarmatosur nga policia kanë ndezur zemërim në të gjithë shtetet e bashkuara duke u përshkallëzuar veçanërisht pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë në Minneapolis, në maj. Shefi i policisë në Luisvill tha ndërkohë se policët e qëlluar në protestën e të mërkurës nuk kishin plagë të rënda. Ai shtoi se një i dyshuar ishte arrestuar. Gjendja e emergjencës është shpallur në Luisvill dhe roja kombëtare është dislokuar atje. Kryebashkiaku kishte shpallur ndalim qarkullimi në qytet nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit për tre ditë. Por pavarësisht masave, turmat u mblodhën pas orës 21,00. Protesta kundër veprimit të gjykatës u mbajtën po ashtu edhe në Nju Jork, Uashington, Atlanta dhe Chikago.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36