Policia ka arrestuar tre protestues dhe ka proceduar 6 të tjerë për veprime të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të 8 tetorit përpara Kuvendit dhe protestës së datës 7 tetor. Policia thotë se pas veprimeve hetimore, u vendosën në pranga 3 shtetas, përkatësisht, 28, 29, dhe 39 vjeç, dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 shtetas të tjerë.